Faqja e internetit përdor cookie, domethënë linja tekstesh të nevojshme për të siguruar indentifikimin autentik në mënyrë automatike. Kërkuesi i internetit ofron mundësinë për të parandaluar ruajtjen dhe përdorimin e cookies nga faqja e internetit. Në këtë mënyrë gjithashtu mund të pengohet funksionimi i plot ose korrekt i funksioneve të vet faqes të internetit. Titullari i të dhënave përdor cookies në këtë faqe interneti, kryesisht me qëllim mbledhjen e të dhënave që ndihmojnë përmirësimin e faqes së internetit dhe për të prodhuar statistika përdorimi që kanë të bëjnë me navigacionin, me faqet e hapura, elementet e preferuara, të klikimeve të bëra nga përdoruesit, si edhe cookie të palëve të treta partner ose furnizues të titullarit të përpunimit. Llojet e cookie të përdorura në veçanti në faqen e internetit janë si vijon: – cookie për menaxhimin e sesioneve : lehtësojnë hyrjen në këtë faqe interneti dhe lundrimin në të; – cookie për monitorimin e shërbimeve: lejojnë verifikimin e shërbimeve të faqes duke monitoruar përdorimin nga ana e përdoruesve; të dhënat e grumbulluara nëpërmjet këtyre cookies trajtohen në mënyrë anononime dhe për këtë arsye thjesht japin informacion statistikor për numrin e vizitorëve në këtë faqe interneti, nga vijnë dhe faqet e vizituara; – cookie për funksion: lejojnë ruajtjen e parametrave të zgjedhur nga përdoruesit në këtë faqe interneti në mënyrë që të përmirësojë përdorshmërinë dhe funksionalitetin për përdoruesit; Në faqe ju mund të zgjidhni në çdo moment cilat cookie qe dëshiron të marrësh dhe cilat jo duke përdorur panelin e kërkuesit tënd të internetit. Megjithatë, nëse ju vendosni të mos pranoni cookie të caktuara, mund të mos jeni në gjendje të përdorin disa funksionalitete të faqes.
Notice: Undefined index: 9 in /home/usw8s6ue/domains/unibesa.it/public_html/templates/business/functions.php on line 39 About Justhost

Seminario Internazionale sulla lingua e cultura albanese a Prishtina

 

 

 

 

 

  

 

BANDO DI PARTECIPAZIONE AL XXXIII SEMINARIO INTERNAZIONALE SULLA LINGUA E CULTURA ALBANESE CHE SI TERRA' A PRISHTINA DAL 18 AL 30 AGOSTO.
UN OCCASIONE UNICA PER VISITARE IL KOSOVO E L'ALBANIA E APPROFONDIRE LE PROPRIE CONOSCENZE CULTURALI IN AMBITO ALBANOLOGICO.

 

Per informazioni rivolgetevi ai link dell'università oppure contattateci.....

 

 

SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Prishtinë, Rruga Nënë Tereza, pn.KOSOVË                                               
Tel. +38138 222 970
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. , Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.    

Drejtor:                    Prof. asoc. dr. Bardh Rugova 
Bashkëdrejtor:          Prof. dr. Aljula Jubani
Sekretar:                  Prof. ass. dr. Nysret Krasniqi
Bashkësekretar:        Prof. asoc. dr. Persida Asllani
Sekretar profesional: Mr. Blertë Ismajli

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. 

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e dy sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

SEMINARI XXXIII DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 18 gusht – 30 gusht 2014

Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 17 gusht 2014 (e diel). Hapja solemne e Seminarit XXXIII, më 18 gusht 2014 në orën 11:00.

Programi bazë i Seminarit XXXIII:
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Referime shkencore;
5. Ligjërata të përgjithshme;
6. Tryezë e rrumbullakët;
7. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;

SESIONI SHKENCOR (29 – 30 gusht 2014)

- Gjuha shqipe dhe ideologjia
- Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha

Paraqitja për sesionet shkencore: Afati për dërgimin e titullit të kumtesës dhe të abstraktit të bashkëngjitur në adresën e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. është 24 qershor 2014. Abstrakti është i domosdoshëm!


Më 21 gusht 2014, në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, do të zhvillohetWorkshop-i me temën: Shqiptarët në Komunizëm

Drejtoria e Seminarit do t’i mbulojë shpenzimet e vendosjes dhe të ekskursioneve eventuale në Kosovë. Shpenzimet e rrugës për Prishtinë dhe e kundërta i heqin vetë pjesëmarrësit. Paraqitja për të marrë pjesë në Seminarin XXXIII duhet të arrijë në Drejtori të Seminarit deri më 24 qershor 2014 në një prej adresave të sipërshënuara. 
 Drejtoria e Seminarit

 

Vizita ne Artikuj
241078