Faqja e internetit përdor cookie, domethënë linja tekstesh të nevojshme për të siguruar indentifikimin autentik në mënyrë automatike. Kërkuesi i internetit ofron mundësinë për të parandaluar ruajtjen dhe përdorimin e cookies nga faqja e internetit. Në këtë mënyrë gjithashtu mund të pengohet funksionimi i plot ose korrekt i funksioneve të vet faqes të internetit. Titullari i të dhënave përdor cookies në këtë faqe interneti, kryesisht me qëllim mbledhjen e të dhënave që ndihmojnë përmirësimin e faqes së internetit dhe për të prodhuar statistika përdorimi që kanë të bëjnë me navigacionin, me faqet e hapura, elementet e preferuara, të klikimeve të bëra nga përdoruesit, si edhe cookie të palëve të treta partner ose furnizues të titullarit të përpunimit. Llojet e cookie të përdorura në veçanti në faqen e internetit janë si vijon: – cookie për menaxhimin e sesioneve : lehtësojnë hyrjen në këtë faqe interneti dhe lundrimin në të; – cookie për monitorimin e shërbimeve: lejojnë verifikimin e shërbimeve të faqes duke monitoruar përdorimin nga ana e përdoruesve; të dhënat e grumbulluara nëpërmjet këtyre cookies trajtohen në mënyrë anononime dhe për këtë arsye thjesht japin informacion statistikor për numrin e vizitorëve në këtë faqe interneti, nga vijnë dhe faqet e vizituara; – cookie për funksion: lejojnë ruajtjen e parametrave të zgjedhur nga përdoruesit në këtë faqe interneti në mënyrë që të përmirësojë përdorshmërinë dhe funksionalitetin për përdoruesit; Në faqe ju mund të zgjidhni në çdo moment cilat cookie qe dëshiron të marrësh dhe cilat jo duke përdorur panelin e kërkuesit tënd të internetit. Megjithatë, nëse ju vendosni të mos pranoni cookie të caktuara, mund të mos jeni në gjendje të përdorin disa funksionalitete të faqes.
Notice: Undefined index: 9 in /home/usw8s6ue/domains/unibesa.it/public_html/templates/business/functions.php on line 39 About Justhost

Statuti i lidhejs besa

 

 

STATUTI I LIDHJES “BESA”

 

 

TITULLI I

Parime Themelore

 

 

ART.1 - ISTITUCIONI I LIDHJES

 

  1. Në realizim të Tekstit i vetëm mbi Rregullimin e Entëvet të Vendit e të ndryshimevet të pastajmë e të plotësimevet, pa ndërprerje shkurtimisht dëftuar “Tuel”, e të ligjevet krahinore çë i përkasjën disiplinës së formave shoqërore nëpër Ente të Vendit, ë krijuar lidhja e thritur “BESA”, midis bashkitë arbëreshe të Horës së Arbëreshëvet, të Kundisës, të Pallacit, të Sëndastinës e të Munxifsit.
  2. Lidhja ka selinë e saj në territotin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëvet; mbledhjet e organevet mënd të buhen edhe te vende të tjerë.
  3. Rrethi territoriale të lidhjes përpiqet me atë të bashkivet çë e formojën.
  4. Lidhja ë pajisur, me vendimë e Këshillit, nga një stemë i vet, riprodhimi e përdorimi të tij janë pranuar nga një autorizim të mëparshëm të Presidentit të Lidhjes.

 

 

ART.2 - QËLLIMET E DETYRËT TË LIDHJES

 

  1. Lidhja lehet sa të zhvillonj funksionë të ndryshme të bashkivet çë i marrjën pjes e, prandaj ajo formon rreth optimale për drejtimin shoqerorë e përkatësë.
  2. Lidhja nxit çdo bashkëpunim istitucionale me gjithë shprehjet të ngjashme të shqipfolëse (evropiane e jashtëevropiane), me autoritetet fetaret, me istitucionet akademike, me istitucionet skolastike e me realitetet shoqërore të ndryshme çë punojën në këtë rreth.
  3. Lidhja ka si detyrë të nxitonj integrimin e aksionit administrativ midis bashkivet çë i marrjën pies, çë ka jetë realizuar nëpërmjet unifikimit progresiv të funksionëve e bashkivet e tue pajtuar dica akte normative e të përgjithshëm.
  4. Te organizimi e te zvillimi të aktivitetevet të veta, lidhja përmbahet mbi parimet të ndihmës, vlerës, fuqisë e e ekonomis, edhe te parimet të parashikuar nga legjislacioni evropian, shteteror e krahinor më temën e kujdestarisë të pakicavet gluhësore.
  5. Akcioni administrative të lidhjes kërkon të mirësonj funksionet ushtruar sipas kriteret cilësijë të përgjithshme.

 

 

ART.3 - ZGJATJA E SHPËRNDARJA TË LIDHJES

 

  1. Lidhja ë krijuar për kohë të papërcaktuar.
  2. Shpërndarja e Lidhjes ë regulluar me vendime përputhje të bashkivet çë i marrjën pjes e të këshillit të Lidhjes, të zgjedhurë me proceduret e shumicës çë janë kërkuar për modifikimet e statutit, ku janë të disiplinuar:

a)                 Fillimi i shpërndarjes, përputhet, kur mënd, me skadimin të ushtrimit financiar;

b)                 Menyrat të hyjën Bashkit çë i marrjën pjes te marrëdhëniet juridike aktive e      

                       pasive çë janë përposh Lidhjes;

c)                 Destinacioni i pasurimevet strumentale e njërezore të Lidhies.

 

 

 

ART.4 – PRANIMI TË BASHKIVET TË REJA E PRAPËSIMI NGA LIDHJA

 

  1. Pranimi te Lidhja i bashkive të reja me origjinë arbëreshe, i vendosur nga kënshilli bashkiak me proceduret e me shumicën çë duhen për modifikimet e statutit, ë nënshtruar ndryshimit i shprehur të statutit i pranishëm, i aprovuar nga këshillat të Bashkisë, të ngjitura, mbi propozim të Këshillit të Lidhjes.
  2. Ngjitja përherë ka fuqi tue zënë fill nga viti financiar i mëpastajshëm.
  3. Ç’do bashki çë merr pjes te Lidhja mënd prapësohet në menyrë të njëanshme me vendim  këshillore me procedurët e shumicat çë janë të duhura për modifikimet të statutit.
  4. Prapësimi duhet të jetë i vendosur brënda moit Qërshor e ka fuqi kur zë viti financiar i ri. Tek i njëjti mbarim vjen edhe shfuqisimi të komponentëvet të organëvet të Lidhjes përfaqësues të entit të prapësuar. Prapësimi ngë mënd të jetë më para se pes vjet nga pranimi te Lidhja, me përjashtim të rastëve të shpërndarjes.
  5. Organet e Lidhjes kujdesjën modifikimet e rregullimevet o tjer akte të vendosur të marrë përsipër, çë në raste të papajtueshmë me permasën e re të Entit.

 

 

ART.5 – FUNKSIONI I LIDHJES

 

Lidhjes i vjen dorëzuar shfrytëzimi i këtyre funksionëve administrative e rrjedhimisht aktiviteti drejtimor:

  1. Funksionë kulturore çë i përkasjën kujdestarisë së rritjes së vlerës së pasurimit artistik, bibliografik, kulturor, dokumentar, etnik, folkloristik, gjuhësor, muzikor, fetar arbëresh;
  2. Funksionë çë i përkasjën kujdestarisë së pasurimeve kulturorë të bashkisë;
  3. Funksionë e masa për mbështetjen e kërkimit pedagogjik, për eksperimentimin e risimin didaktik me qëllimin e mësimit të gjuhës e të kulturës arbëreshe e shqiptare;
  4. Funksionë çë i përkasjën rritjes së rrjetëve lidhje midis bibliotekët, arkivet, muzerat, burime    njoftimesh të kushtuar e gjëra tjera të lidhura me këto;
  5. Funksionë për zhvillimin e vendit të lidhura me zakonat artizanale, artistike, bibliografike, kulturore, dokumentuese, etnike, folkloristike, gjuhësore, muzikore, fetare;
  6. Funksionë çë i përkasjën aktivitetet e lajmërimit e e komunikimit sa të:

 

o       Ndihmohet njohja e formacioni te gjithë instrumentet normativë (i bashkësisë, kombëtar e krahinor) çë i përkasjën pakicavet gjuhësore e zhvillimi i marrëdhenievet kulturorë me bashkësitë shqipfolëse në Itali, në Evropë e në jashtë-Europë.

o       Nxit njoftime të hapura e të thelluara mbi temet çë kanë një rëndësi të përgjithshme e shoqërore çë i përkasjën kujdestarisë së rritjes së vlerës së pasurimit gluhësor e të traditavet arbëreshe;

o       Nxit komunikimin me mënyrë të ndryshme: teknike, teknologjike e organizuese, me çdo mjet i përshtatshëm sa të siguronj përhapjen e nevojshme të mesazhëvet domëthënë nëpërmjet manifestimet kulturorë, folkloristikë, fetarë e artistikë, mbledhjet, takimet, organet shtypi, aktivitetet grafiko-botuesë, në çdo mbështetëse, strukturë, rrjete informatik, sisteme radio-televizor, iniciative komunikimi të integruara, sisteme telematikë shumëtrajtshmë, aktivitete vëzhgimi, e çfarëdo mënd jetë të bashkëlidhur;

 

  1. Funksionë të bredshëme dhurimin e shërbimit, të bashkëlidhurë me tematikën në objekt, me njerezit e me ndërmarrjet;
  2. Funksionë ndërlidhje të aktivitetet të këtyre bashkive me ato të tjerave pakica gjuhësore çë ndodhen te territori italjan, evropian, e jashtëevropian sa të jetë ndihmuar zhvillimi i marrëdhënievet kulturore;
  3. Funksionë çë i përkasjën formimit;
  4. Funksionë çë i përkasjën promovimit e turizmit kulturor arbëresh.

 

 

 

ART.6 – MËNYRAT TË CAKTIMIT TË TJERAVE KOMPETENCA TË LIDHJES

 

  1. Kompetencat të mundshme të mëvonshme përsosen me pranimin, për anë të këshillavet të bashkivet të ngjitura, i vendimeve të ngjashmë, ku janë cituar profilet organizativë i çdo funksioni e marrëdhenjet financiare midis entet me zgjedhjen e një vendimi për anë të këshillit të Lidhjes të përvetësimit e disiplinë të kompetencavet të reja çë asaj i përkasjën.

 

 

 

TITULLI II

ORGANIZIMI I QEVERISË

 

 

ORGANET TË LIDHJES

 

 

 

ART.7 – ORGANET

 

  1. Organet të Lidhjes janë: Këshilli, Komisioni e Presidenti
  2. Organet të Lidhjes kanë hohe qëndrimi në fuqi përkatës atyre të Bashkisë çë pjesëmarrës dhe janë, prandaj, të nënshtruarë përtëritje në fillim e çdo mandat administrativ. Në rast e turin elektoral të ndryshme, pajisen vetëm përtëritjës të përfaqësuesit të Bashkivet të interesuara nga zgjedhjet bashkiake.

 

 

ART.8 – KËSHILLI. PËRBËRJE E PRESIDENCË

 

  1. Këshilli të Lidhjes përbëhet nga tre këshilltare të zgjedhur nga kërshillet të Bashkivet çë i marrjën pjes me sistemin e votës të kufizuar një i vetëm e me votim i vetëm.
  2. Këshilli të Lidhjes merr një rregullim i tij i votuar me shumicën të gjithë pjesat përbërëse.
  3. Këshilli të Lidhjes zgjedh përbrenda një President e një Zëvendës-kryetar me mënyrat të parashikuarat nga zgjedhja në fuqi për zgjedhimin e presidentit të Këshillit Bashkiak. Presidenti të Lidhjes duron tre vjeç e kjo pozitë ngë mënd jetë e veshurë nga një përfaqësues të të njëtës Bashki të presidentit pro tempore.
  4. I pari qëndrim të Këshillit ë drejtuar nga përbëresi më i madh.

 

 

 

 

 

ART. 9 – KOMPETENCAT TË KËSHILLIT

 

  1. Këshilli përcakton adresën politico-administrative e Lidhjes e i kontrollon realizimin tue ndërmarr aktet themellorë.
  2. Programi administrativ çë qell adresat të përgjithshme të qeverisë të Entit, i përfaqësuar nga presidenti të Lidhjes e i pranuar nga këshilli, përbën aktin riferimi kryesor mbi të çilin këshilli ushtron fuksionët adresje të tij e vërteton funksionët të tjerëve organe të Lidhjes.
  3. Këshilli ngë mënd autorizonj funksionët të tij tjerëvet organe të Lidhjes.

 

ART. 10 - DREJTËSI E DETYRË TË KËSHILLTARËTË

 

  1. Këshilltarët përfaqësojën bashkisinë e tërë të Lidhjes e ushtrojën funksionët të tyre pa detyrime urdhërimi.
  2. Këshilltarët ushtrojën funksionët e kanë privilegje të caktuara nga ligja, sipas procedurëtë e mënyrët të caktuara nga rregullimi i përbrendshën këshillit.

 

ART. 11 - RËNIE E DORËHEQJE TË KËSHILLTARËVET

 

  1. Mënd jetë i deklaruar i rënë këshilltari çë, pa një arsye të përligjur, ngë ndërhyn te katër qëndrime rresht të këshillit e ngë përfaqëson përligje të përshtatshme. Rënia përsoset me vendim të këshillit të Lidhjes.
  2. Dorëheqjetë nga dëtyra këshilltare, dërguar me shkrim, presidentit të këshillit të Lidhjes, ka jenë marrë mejëhere te protokolli të Entit. Ato janë të parevokueshme, ngë kanë nevoje të jenë marrë në akt e janë mejëhere të vlefshme.
  3. Rënia e dorëheqja si këshilltarë të bashkisë, në rastet çë janë disiplinuar nga ligjia e nga rregullimi të Këshillit të Bashkisë përkatëse, caktojën rënien nga ngarkimi këshilltar, sapo buhen të vlefshme.
  4. Te ipotezat të parashikuara nga gjymtyrët fjalie të mëparshme, këshilli i bashkisë ku merr pjesë këshilltari i rënë o i dorëhequr, siguron më parë sa të zgjedhënj a brënda Lidhjes një këshilltar te ri, tue mbajtur raportin numerik i ardhur midis shumica e pakiza në gjirin e anëtarëvet të tyre te këshilli i Lidhjës.

 

 

ART. 12 - PËRBËRJA E EMËRIMI TË KOMISIONIT

 

  1. Komisioni ë përbër nga Presidenti, Zëvendës-kryetar e nga të tjetër Kryetarë të Bashkisë pjesëmarrës të Lidhjes. Kryetarat mënd delegojën një anëtar i këshillit bashkiak për të zgjedhur punën e anëtarit të Komisionit të Lidhjes.

 

 

ART. 13 - ZGJEDHJA E KOMPETENCAT TË PRESIDENTIT TË LIDHJES

 

  1. Gjatë të parin qëndrimin të saj, e mbledhur nga Kryetari i Bashkisë seli i Lidhjes brënda 15 ditë nga marrja e detyres, Komicioni e Lidhjes zgjedh me shumicën absolute Presidenti i parë i Lidhjes midis Kryetarë të Bashkisë çë e mbledhjën. Në rast barazije votimi ë menjëherë i përsëritur. Në rast barazije të mëtejshëme, ë zgjiedhur President Kryetari më i madh vjeçi.

Presidenti ë me fuqi dy vjet. Për urdhërat çë vijën pas të parit ngarkimi vijen mbajtur sipas kritere rotulimi.

  1. Presidenti, Zëvendës-kryetar e të tjetër përbërës të Komicionit të Lidhjes mënd delogojën ushtrimin e funksionëve një anëtar i këshillit bashkiak të Bashkisë ku kanë një vend i rëndërsishëm si Kryetar. Delegimi, çë ë pranuar për një perjudhë të caktueme, ka efekte edhe mbi dhurimin e kompensimit të cili ë shkruar mbi L.R. n. 30/00.
  2. Presidenti të Lidhjes jep komunikim Kërshillit e propozimi të drejtimet të pergjithshëm të qeverisë të Entit çë formojën programin administrativ e vet çë Këshillit aprovon të një dokument përkatës.
  3. Presidenti bunë funksionët të caktuara nga ligja e Kryetarit, si të pajtueshmë me këtë statuti.

Në veçanti, Presidenti drejton plotësimin të funksionëve përkatësë Lidhjes e siguron unitetin të drejtimit politik-administrativ të Entit, tue nxitur e bashkërenditur aktivitetin e përbëresit të Komisionit.

 

ART. 14 - ZËVENDËS-KRYETARI

 

  1. Zëvendës-kryetari, emëruar nga Presidenti midis anëtarët të Komisionit, në vend të Presidentit në mungës o pengim të përkohshëm.
  2. Në ipotezat të veta, funksionet të Zëvendës-kryetarit janë ushtruar nga përbërësi më i madh vjeçi.

 

 

ART. 15 – KOMPETENCAT TË KOMISIONIT

 

  1. Komisioni punon bashkë me Presidentin te administrimi të Lidhjes.
  2. Presidenti ngarkon çdo përbëres dëtyrën drejtuesi një sektori të veçant të administratës o projektëve të posaçme.
  3. Komisioni ndërmerr në mënyrë kolektive aktet çë kanë rëndësi e jashtme çë ligjia o ky statut ngë janë caktuar drejtimisht kompetencës së Këshillit, së Presidentit, domëthënë të nëpunësëvet të çilë janë të caktuar funksionëvet të drejtimit.

 

 

ART. 16 – NORMATIVE TË ZBATUESHËME

 

  1. Në qoftë se janë të pajtueshëme me këtë Statutin, zbatuan organet të Lidhjes e së përbëre e tyre rregula për funksinonimi, mënyrat të caktimit të tjerave kompetenca, gjendje juridike e ekonomike e mospajtim çë janë të përcaktuar nga logjia për entet lokalet.

 

 

 

TITULLI III

ORGANIZIMI ADMINISTRATIV

 

 

ART. 18 – PARIMET TË PËRGJITHSHËM

 

  1. Organizimi i detyrimevet ka siguronj një ndjekje e efektshme të objektivët programatikë të percaktuar nga organet e qeverisë. Rregullimi i përgjithshëm i detyrimëvet, ë i caktuar, në zbatim i ligjëve, në këtë statut e në kontrakte kolektiv pune, nga një o shumë rregullohet vendosur nga Komicioni e nga aktet të organizimit.
  2. Lidhja, zakonisht, përfiton nga shërbimet të pasurisë së njeriut të Bashkisë pjesëmarrës së Lidhjes (art. 1 shkron0jë 557 L. 311/04) e vetëm në rastin të vërtetonj kërkësën nëpërmjet të tëjerat forma të parashikuara nga ligjia.

 

 

 

 

ART. 19 – PARIMET TË BASHKËPUNIMI

 

  1. Lidhja adopnon iniciative të drejtuara për të përvetuar e ribashkuar metodë të ndrushëm e strumente realizimi të aktivitetit administrativ të Bashkivet pjesëmarrës së Lidhjes.

 

 

ART. 20 – PARIMI I PJESMARRJES

 

  1. Lidhja siguron të gjithë popullsisë banuese drejtësin të mirret pjesë te formacioni të zgjedhëvet të veta politiko-administrative e nxit hyrjen informacionëvet, dokumentivet. Menyrat pjesëmarrje e hyrje janë të vendosura nga rregulime të aprovuar nga Këshilli.

 

 

TITULLI IV

FINANCA E KONTABILITETE

 

 

ART. 21 – FINANCËT TË LIDHJES

 

  1. Lidhja ka autonomi financiare, në rrethin e ligjiëvet mbi financën publike të vendit, e themeluar mbi sigurin të pasurimëvet të veta o të transferuara.
  2. Presidenti i Lidhjes ka kujdes sa të paraqesënj kërkesën për hyrjen e kontributëve të vendosur për format shoqëruese.

 

ART. 22 – BILANCI E PLANIFIKIMI FINANCIAR

 

  1. Lidhja vendos, brënda qëroit të parashikuar për Bashkit, me të çilat bashkërenditet nëse i nevojshëm e i përshtatshëm për të siguruar homogjenin e ndërsjellë e funksionale, bilancin e parashikimit për ushtrimin financiar i mëpastajshëm.

 

 

ART. 25 – RREGULLIMI REVIZOR E SHËRBIMI FINANCIAR

 

  1. Rregullimi revizor të Lidhjes e, veçanërisht, administrimi i hyrjet e shpezimet të parashikuara nga bilanci, janë disilplinuar nga ligjia e rregullimit i kontabilitetit të aprovuar nga këshilli i Lidhjës.
  2. Kontributi i funksionëve e i aktiviteteve Lidhjës lejon transferimin të pasurimevet financiare përkatës së Bashkivet.

 

 

ART. 27 – SEKRETARI/DREJTORI I PËRGJITHSHËM

 

  1. Presidenti i Lidhjes zgjedh sekretarin /drejtorin e përgjithshëm me përparësi midis sekretariëve të Bashkivet çë i marrjën pjes o midis tjerë sekretariëve bashkiakë.

 

 

 

 

 

ART. 28 – ZËVENDËS-SEKRETARI

 

1. Sekretari i përgjithshëm mënd jetë ndihmuar nga një zëvendës-sekretar i zgjedhur midis udhëheqësit o funksionarët të Bashkisë pjesëmarrëse së Lidhjes çë do të ketë funkionët përfaqësuese, në vend të sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes në mungës o pengim të përkohshëm.

 

 

TITULLI V

RREGULLAT TË PËRKOHSHME E QËLLIMORE

 

 

ART. 29 – PRESIDENTI I PËRKOHSHËM

 

  1. Deri te zgjidhja e Presidentit, merr funkionët përfaqësuese të Presidentit të Lidhjes Kryetari i Bashkisë seli të të njëjtës.

 

ART. 30 – AKTET RREGULLORË

 

  1. Ku ë i nevojshëm, deri dhënies së aktet rregullorë, Këshilli mënd të vendosënj, me propozim i Komisionit, të adoptonj në mënyrë të përkohshme rregullimet në fuqi te Bashkivet çë formojën Lidhjen. Deri adoptimit të një rregullim i vet të brëndshëm, Këshilli i Lidhjes zbaton, se ai ë i pajtueshëm, rregullimi i Këshillit Bashkiak ku ka seli Lidhja.  

 

 

ART. 32 – PAEFEKTSHMËRI I RREGULLAT BASKIAKE TË PAPAJTUESHME

 

  1. Transferimi i funksionëvet bashkiake nga Lidhja cakton, përveç vullnet të ndryshëm të shprehur e shkuar te aktet të transferimit e të burë gjithashtu të përjashtuar drejtimet të tjerëve, paefektshmëria e rregullëvet baskiake në temë. Këto efekte ndodhen kur buhen ekzekutiv aktet të lidhjës të caktuar për të zëvendësur dispozitat normative bashkiake.

 

ART. 33 – PROPOZIME PËR MODIFIKIMIN E STATUTIT

 

  1. Propozimet për modifikimin e këtij statuti, të vendosur nga Këshilli i Lidhjes, janë dërguar te Keshillët të Bashkivet çë formojën Lidhjen të jenë aprovuar.

 

ART. 34 – RREGULLA E PËRKOHSHME E MBARUESE

 

  1. Megjithëse ngë ë disiplinuar në mënyrë të shprehur në këtë statut, ridërgohet te disposizat në fuqi në teme e autonomi të vendit.
  2. Kopja e këtij statuti e të aktëvet çë, në rast se, e modifikojën janë mbërthur te Albo Pretorio të Bashkivet çë formojën Lidhjen.            

 

Vizita ne Artikuj
241059